Kaos me qarkullimin rrugor në Tiranë

25/11/2015 17:35

Kaos me qarkullimin në Tiranë. Prej disa minutash në akset kryesore hyrëse të kryeqytetit ka një trafik shumë të rënduar, që ka bërë që lëvizja me automjete të jetë thuajse e pamundur.

Pjesët më të rënduara janë hyrja tek Rruga e Durrësit deri në qendër, hyrja nga Zogu i Zi drejt Unazës, në të dy krahët e saj, si dhe në rrugën e Kavajës e atë Myslym Shyri.

Mungesa e informacionit por edhe e orientimit nga punonjësit e policisë rrugore e kanë bërë gjendjen edhe më kaotike.

Shkak për bllokimin është bërë edhe një aktivitet që zhvillohet për dhunën ndaj grave e që mbahet në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Por ndërkohë, edhe Policia e Shtetit nuk ka marrë masat e duhura për të mbajtur nën kontroll situatën.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel