“Më pëlqen të jem e pacipë”

25/11/2015 00:00

Heidi Klum ka prezantuar linjën e re të të brendshmeve me një foto seksi të postuar në Instagram.

Ajo shihet e mbështetur për muri me të brendshme e zeza e të personalizuara. “Më pelqen të jem e pacipë”, ka shkruar Heidi poshtë fotos.

Nëna e katër fëmijëve, tre biologjikë dhe një të adoptuar, është akoma në formë të mirë edhe pse prej muajsh ka festuar ditëlindjen e 46.

Pas 11 vite martesë me këngëtarin Seal, me të cilin u divorcua përfundimisht vitin e kaluar, Klum aktualisht është në lidhje me Vito Schnabel.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel