Zagreb, Jahjaga takohet me zv.Presidentin amerikan, Biden

25/11/2015 19:35

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua të mërkurën në Zagreb me zv.Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Jahjaga dhe Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit europian dhe euroatlantik.

“Zv.Preidenti amerikan rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës”, bën të ditur një komunikatë për shtyp e shpërndarë nga presidenca.

Presidentja ndodhet në Zagreb ku po merr pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Top Channel