Zjarr në nënstacion, Erseka pa drita dhe ujë

25/11/2015 19:45

Mbingarkesa e rrjetit për shkak të prodhimit të energjisë nga HEC-et ka shkaktuar një zjarr në nënstacionin e Ersekës, duke lënë në terr gjithë zonën.

Të paktën 17 mijë banorë, familje dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm pasi zjarri ka djegur çelësin kryesor në fidrin numër 9, duke shkaktuar një dëm të madh.

Sipas kreut të Bashkisë së Ersekës, Arben Malo, kjo situatë i ka gjetur banorët të papërgatitur, ndërsa do të duhen të paktën 3 ditë për riparimin.

Prej kohësh në Ersekë është ngritur shqetësimi për ngarkesën në nënstacion dhe domosdoshmërinë e ndërtimit të një nënstacioni në Leskovik, i cili do të lehtësonte ngarkesën duke shmangur edhe këto probleme.

Top Channel