Selami, kritika lidershipit të PD: Nuk ngjall shpresa tek qytetarët

25/11/2015 19:55

Në një intervistë të dhënë për “Zërin e Amerikës”, deputeti demokrat Eduart Selami ka kritikuar ashpër lidershpin aktual të PD-së, duke thënë se nuk ngjall shpresa tek qytetarët.

“Megjithëse ne kemi një nga qeverisjet më të këqija në këto 25 vjet, Rama-Meta, mendoj se fatkeqësisht nuk kemi arritur të ngjallim shpresë. Opozita e sotme e PD nuk ngjall shpresë”, ka deklaruar Selami.

Po ashtu, ai ka kritikuar drejtuesit edhe për analizën e jo të thellë të kryer për humbjen e zgjedhjeve, duke shprehur dhe zhgënjimin e tij për këtë fakt.

“Analiza ka qenë e përgjithshme dhe sipërfaqësore. Nuk ka qenë një analizë e thellë, nuk i drejtohet problemit dhe lidershipi aktual i PD ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të PD, që duam ta shohim atë si partinë e shpresës, që ne të ishim shpresë që për 1 apo 2 vjet të ishim ata që do t’i jepnin Shqipërisë një qeverisje tjetër”, ka thënë Selami.

Top Channel