Çelet fushata kombëtare kundër dhunës ndaj grave

25/11/2015 00:00

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë çeli fushatën kombëtare kundër dhunës ndaj grave me sloganin “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës”.

Ministri Blendi Klosi tha se për të parandaluar këtë fenomen është i rëndësishëm angazhimi i të gjithë shoqërisë, përfshirë këtu edhe burrat, të cilët duhet të jenë pjesë e zgjidhjes.

Po ashtu, ministri Klosi tha se kjo përpjekje kërkon më shumë mbështetje nga institucionet shtetërore dhe organizatat, për të vënë në jetë mekanizmat ligjorë për të kontribuar më shumë në këtë drejtim.

Fushata kombëtare kundër dhunës ndaj grave do të zgjasë 16 ditë dhe do të ketë në fokus promovimin e vlerave dhe forcës së grave e vajzave përmes aktiviteteve të ndryshme.

Top Channel