Moti i keq, reshje bore në jug-lindje; bien ndjeshëm temperaturat

25/11/2015 20:55

Jug-lindja e vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Paraditen e së mërkurës reshje bore janë rregjistruar në zonat malore, të cilat kanë kaluar trashësinë e 20 cm në zonat më të larta.

Si rrjedhojë e rreshjeve, edhe njëherë qytetarët e Korçës i janë kthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave.

Sipas të dhënave, në gjithë qarkun bora nuk ka krijuar probleme në akset rrugore, pasi ajo ka rënë vetëm në lartësinë mbi 100 m, ndërsa temperaturat kanë rënë.

Trashësia maksimale e borës ka arritur në malin e Gramozit, ku janë regjistruar 20 cm borë, ndërsa më pak rreshje ka pasur në zonat e tjera ku trashësia ka arritur rreth 6 cm.

Top Channel