Babai i Paul Walker padit Porsche

26/11/2015 00:00

Në më pak se dy muaj pasi vajza e Paul Walker, Meadow, paditi Porche AG për vdekjen e të atit, tashmë është babai i Paul ai që ka paditur kompaninë e automjeteve po për të njëjtën arsye.

Po ashtu si Meadow, edhe i ati i Paul ka deklaruar se makina nuk ka patur një sistem të saktë sigurie që t’i shpëtonte flakëve.

Sipas policisë, shpejtësia 80 deri 90 km/orë ka qënë shkaku i këtij aksidenti fatal, ndërsa sipas padisë, nëse makina nuk do të kishte patur këto probleme, Paul Walker do të ishte gjallë sot.

Në fillim të këtij muaji, Porche i është përgjigjur padisë së Meadow, ku thuhej se Paul ishte një njohës i mirë i makinave dhe sipas kompanisë, makina nuk ishte mbajtur mirë, gjë që solli edhe vdekjen e aktorit.

Top Channel