Messi dhe Suarez “e lagin” pas fitores me Romën

26/11/2015 00:00

Pasi kanë kontribuar në mundjen e Romës 6-1 në Champions League ditën e martë, Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë vendosur të festojnë sëbashku të mërkurën në darkë.

Ylli argjentinas ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një foto ku shihet me bashkëshorten e tij Antonella Roccuzzo, Luis Suarezin dhe partneren e uruguajanit Sofia Balbi, me diçiturën “duke shijuar mbrëmjen me miq”.

Dyshja e sulmit të Barcelonës u shfaq në formë shumë të mirë përballë italianëve të Romës në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Top Channel