Pogba, homazh për viktimat e sulmeve terroriste

26/11/2015 12:15

Mesfushori i Juventusit Paul Pogba ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së Parisit me flamurin francez të dizenjuar në këpucët e tij, në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme në Champions League, përballë Manchester City.

Pogba ka qenë i pranishëm edhe në ndeshjen e luajtur mes Francës dhe Gjermanisë, ndërkohë që u zhvilluan sulmet terroriste në disa zona të kryeqytetit të Francës më 13 nëntor.

Ky ishte një motiv më shumë për të përkujtuar 130 viktimat e sulmeve në ndeshjen e fundit që zhvilloi ndaj Manchester City në Torino, e fituar nga skuadra italiane me rezultatin 1-0.

Top Channel