Roma, trajneri Garcia rrezikon shkarkimin

26/11/2015 12:20

Disfata e thellë 6-1 me Barcelonën nuk është kapërdirë ende nga drejtuesit e Romës. Sipas të përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, trajneri francez nuk e gëzon më besimin e drejtuesve të Romës. Madje, njëri prej tyre e shprehu hapur rebelimin e tij kundër paraqitjes së verdhekuqve në Camp Nou, duke deklaruar se një humbje e tillë është e papranueshme.

Gjithsesi, Roma e ka ende një shans për t’u kualifikuar në fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve, pasi do të luajë ndeshjen e fundit në grup me BATE Borisov. Nëse dështon edhe në këtë përballje, atëherë trajneri Rudi Garcia me shumë mundësi do të shkarkohet nga detyra.

“Corriere dello Sport” shkon deri aty sa të publikojë emrat e kandidatëve për zëvendësimin e francezit, duke mos e përjashtuar mundësinë e rikthimit të Spalletit apo Capellos, ndërkohë që shfaqet edhe emri i Walter Mazarrit.

Top Channel