Temperatura e gomave, Massa: Skuadra nuk ka bërë asnjë gabim

26/11/2015 00:00

Çështja e temperaturës së gomave të makinës Williams të Felipe Massës në garën e Brazilit vazhdon të jetë temë diskutimi në ambientet e Formula 1.

Këtë radhë është vetë Massa që reagoi pasi atij iu hoqën pikët e vendit të tetë të arritur në Interlagos.

Piloti brazilian theksoi se skuadra e tij nuk kishte bërë asnjë gabim dhe se gjithçka në makinë ishte konform rregullave.

“Jemi 100% të sigurt se nuk bëmë asnjë gabim kështu që e gjithë kjo është vetëm problem matjeje. Nuk pamë asnjë problem me gomat gjatë garës. Jam i sigurt se diçka nuk shkoi në matjet e kryera nga FIA. Vendosëm që të mos e bënim apelin për dënimin e tij për arsyen e thjeshtë se veprimet ligjore kushtonin shumë. Për më tepër kjo ngjarje nuk do të ndryshonte gjërat për ne, por ne jemi të sigurt se nuk kemi gabuar”, tha Massa.

Top Channel