Fury largon tensionin duke kënduar

26/11/2015 00:00

Të përballesh në ring me Wladimir Klitschkon është një detyrë shumë e vështirë për cilindo boksier.

Këtë radhë përballë gjigandit ukrainas do të jetë Tyson Fury i cili ka gjetur mënyrën më të mirë për të larguar disi nervozizmin në prag të kësaj ndeshjeje që do të zhvillohet më 28 nëntor duke kënduar një këngë të Bette Midler, “Wind beneath my wings”.

E veçanta në këtë moment është se Fury përdori vetëm muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e improvizoi vetë duke dhënë mesazhin se ai do të kërkojë suksesin në këtë përballje.

Boksieri 27-vjeçar ka 24 fitore dhe asnjë humbje dhe kërkon të bëjë që Klitschko të dështojë në mbrojtjen për herë të 19 të ttujve të fituar në peshat e rënda edhe pse “bookmakers” shohin ukrainasin favoritin për të fituar.

Fillimisht, plani ishte që Klitschko e Fury të ndesheshin me njëri-tjetrin më 24 tetor, por ukrainasi pësoi një dëmtim në pulpën e këmbës duke bërë që kjo sfidë të shtyhet për në 28 nëntor.

Wladimir Klitschko nuk njeh humbje prej 11 vitesh dhe ka një bilanc me 64 fitore dhe 3 humbjesh. Ai ështe kampioni në fuqi i kategorive WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Top Channel