“Hello”, hiti që kryeson “hit parade”-t botërore, pritet të pushtojë Europën në vitin 2016.

Pas 5 vitesh, këngëtarja e mirënjohur, Adele, do të zhvillojë turneun e saj në Britani, Irlandë dhe në disa shtete të tjera të Europës. Në vetëm 6 ditë albumi i saj, “25”, ka shënuar shitje rekord me 2.3 milionë kopje të shitura.

Në intervistat e saj të fundit, Adele e mirënjohur për vokalin e saj, ka fajësuar emocionet e mëdha si një pengesë që nuk e kanë lënë të zhvillojë turnetë. Po ashtu ajo është një nënë e re, çka do të thotë se një pjesë të madhe të kohës ia dedikon djalit të saj, Angelo. 27-vjeçarja rrëfeu për “BBC Radio 1”, se për të është një ngarkesë shumë e madhe emocionale që pasi jep një koncert para mijëra njerëzish, kthehesh e vetmuar në prapaskenë .

Turneu i saj i fundit, në vitin 2011, përfundoi para kohe për shkak të një hemorragjie që pësoi në kordat e saj vokale, çka kërkoi ndërhyrje kirurgjikale. Por këtë herë këngëtarja e hitit “Someone like you”, është rikthyer fuqishëm dhe biletat për koncertet e saj do të dalin në shtije fillimisht online me 1 dhjetor, para se të dalin në shitje gjenerale më 4 dhjetor.

Top Channel