Vidhte pikat e karburantit, në kërkim 28-vjeçari

27/11/2015 00:00

Vjedhjet me maskë në pikat e karburanteve, të ndodhura në ditët e fundit në qytetin e Elbasanit, tashmë kanë autor të identifikuar.

Policia bën të ditur se bëhet fjalë për një 28-vjeçar, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur dhe provat materiale.

Efektivët ushtruan kontroll në shtëpinë e L. Q, 28 vjeç në fshatin Shalës të Elbasanit, i dënuar më parë në shtetin grek për veprën penale të vrasjes.

Gjatë kontrollit u gjetën një pushkë model 56, me 6 copë fishekë, një thikë dhe dy maska. Deri tani janë dokumentuar vetëm 4 vjedhje të 28-vjeçarit, dhe bëhet fjalë për grabitje të pikave të karburantit në Papër, Cërrik, Trojas dhe Valas.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel