Joey Essex i rikthehet Zotit

27/11/2015 00:00

Joey Essex iu kthye zotit pasi një plagosje në palestër i la atij dy kryqe misterioze në kurriz. Ish ylli i “Celebrity Star” aksidentoi veten me litar, dhe tashmë ai mendonse ishte një shenjë nga nëna e tij e ndjerë, Tina.

Joey mori famë me reality show “The only way is Essex”. Fillimisht ai ishte i tmerruar ti tregonte miqve të tij për këtë incident, pasi mendoi se do të “dukej budalla”.

Në një rrëfim ekskluziv për The Sun, Joey ka folur për incidentin dhe ka treguar edhe shenjat në kurriz.  Ai mendon se është një mesazh nga nëna e tij e cila është vetëvrarë tragjikisht në moshën 38-vjeçare, kur Joey ishte vetëm 10 vjeç.

Top Channel