Sarandë, sekuestrohen 36.5 kg hashash; arrestohet zotëruesi

27/11/2015 10:05

Rreth 36,5 kilogramë hashash janë kapur nga policia në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës në Sarandë si dhe është arrestuar shtetasi Adem Alushi, 59 vjeç nga Saranda.

Policia gjeti të fshehur sasinë e hashashit në depozitën e karburantit të kamionit që drejtonte 59-vjeçari, i cili është arrestuar.

Po dje, policia arrestoi dy të rinj në Tiranë, ata janë Olger Myrtezai, 30 vjeç, banues në Korçë dhe Sokol Durmishllari, 27 vjeç.

Ata u kapën me 12 kilogramë hashash në automjetin e tyre.

Top Channel