Si të hapni një kanaçe pa hapëse?

27/11/2015 00:00

Nëse e keni gjetur veten ndonjëherë pa hapësen e kanaçeve atëherë duhet të mësoni këtë truk.

Do ju ndryshojë jetën vërtetë kur bëhet fjalë për të hapur një kanaçe supe, peshku ton apo fasulesh.

Ajo çfarë ju duhet është një bllok betoni, të cilët janë më të mira për të hapur mbyllësen e aluminit dhe mjafton të keni fuqi. Është një hap i thjeshtë, fërkojeni fuqishëm mbi beton mbyllësen e aluminit.

Mbyllësja do të nxehet mjaftueshëm sa për ta hapur kanaçen me dorë. Kështu do të jeni mjaft të lumtur me një truk të thjeshtë dhe pa probleme. Por.. kujdes gishtat!

Videoja në fakt është publikuar dy vite më parë nga dy rusë, por është rikthyer në media për shkak të shpërndarjes së shumtë në rrjetet sociale. Ajo regjistron afërsisht 30 milionë shikime.

Top Channel