Identifikohet njëri i autorëve të vjedhjeve në Elbasan

27/11/2015 11:45

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Elbasan, bënë të mundur dokumentimin ligjor dhe identifikimin  e autorit për vjedhjet e ndodhura në këtë qytet.

Nga informacionet e marra në rrugë operative u ushtrua një  kontroll në banesën e shtetasit me iniciale L.Q., 28 vjeç, banues në fshatin Shalës të Elbasanit, i dënuar më parë në shtetin grek për vrasje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një pushkë, një thikë dhe dy maska.

Ky person ishte në kërkim si i dyshuar për disa grabitje me armë. I dyshuari është shpallur në kërkim.

Top Channel