7.400 km për një ndeshje futbolli

27/11/2015 12:20

Imagjinoni për një moment sikur Reali i Madridit të shkojë për të luajtur një ndeshje futbolli në Havana (7.400 km larg) dhe thjesht për të luajtur 90 minuta futboll e më pas të kthehet në shtëpi.

Pikërisht këtë ka bërë një ditë më parë Luch Energiya, një skuadër e kategorisë së dytë në kampionatin rus, që është nga Vladivostok dhe u përball me skuadrën FC Baltika në Kaliningrad.

Distanca mes këtyre dy qyteteve është 7.400 km dhe është disntaca më e madhe mes dy klubeve nga i njëjti shtet. Udhëtimi me avion nga Vladivostok-Kaliningrad ka zgjatur më tepër se 16 orë dhe të mendosh se edhe janë kthyer pas ndeshjes, duke e çuar në 32 orë udhëtimin.

Në fund të sezonit Luch Energiya zhvillon rreth 100.000 km, që do të thotë sa të rrotullohesh tre herë rreth botës.

Top Channel