Fier, punëtorët e rafinerisë së naftës protestojnë për pagat

27/11/2015 12:25

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier protestojnë për shkak se nuk kanë marrë pagat prej disa muajsh.

Ata janë mbledhur para hyrjes së uzinës, duke kërcënuar se do të bllokojnë të gjithë punën nëse nuk paguhen.

Rafineria është në punë me kapacitet të plotë, duke përpunuar naftën bruto të nxjerrë në vend, çmimi i së cilës, për shkak të tregut ndërkombëtar, ka rënë shumë, ndërkohë që çmimi i shitjes në tregun me pakicë të karburanteve ka rënë shumë pak.

Top Channel