Yahoo, Nadal është sportisti më i kërkuar në internet

27/11/2015 00:00

Rafael Nadal është sportisti më i kërkuar në internet për vitin 2015, pavarësisht se tenisti spanjoll përjetoi sezonin e tij më të dobët në karrierën e tij.

Është kompania Yahoo që e ka zbuluar këtë, duke bërë të ditur se sportisti nga Majorka ka lënë pas Formulën 1 si fjala më e përdorur për kërkim në internet, ndërkohë që në vendin e tretë në këtë klasifikim të veçantë gjendet Cristiano Ronaldo.
 
Një tjetër sportist emri i të cilit është mes më të kërkuarve në Yahoo ishte Fernando Alonso, i pozicionuar në vendin e katërt, duke lënë pas kompeticionet Champions League, Roland Garros dhe MotoGP.

Mes dhjetë sportistëve më të kërkuar në faqen e internetit të Yahoo përfshihen edhe sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi, portieri Iker Casillas dhe tenistja Garbine Muguruza, të renditur respektivisht në vendin e 8, 9 dhe të 10.

Top Channel