Meta, vizitë në “La Sapienza”. Takime me D’Aleman e Frattinin

27/11/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në vijim të vizitës së tij në Itali është pritur nga rektori dhe studentët e Universitetit “La Sapienza” të Romës.

“Italia, – tha Meta, – është partner strategjik historik dhe i natyrshëm për shqiptarët. Mesdheu na bashkon nën moton ‘Dy popuj, një det, një miqësi’. Jemi krenarë për integrimin e komunitetit shqiptar dhe arritjet e studentëve tanë në Itali”.

Meta zhvilloi takime të veçanta edhe me ish-kryeministrin italian, Massimo D’Alema, president i Fondacionit të Studimeve Progresive Europiane, si dhe me ish-ministrin e Jashtëm, Franco Frattini, president i Shoqatës italiane për Organizatat Ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve, Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre në vite, në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Top Channel