Gigi pushton kopertinën e “Numero”

27/11/2015 00:00

Gigi Hadid do të jetë në kopertinën e revistës “Numero” për muajin dhjetor. Modelja 20-vjeçare shfaqet shumë e bukur duke konfirmuar edhe njëherë se karriera e saj është në rritje.

Por, ditët e fundit, bjondja ka qenë në qendër të mediave rozë jo për shkak të angazhimeve të saj në fushën e modës, por për jetën personale.

Besohet se Gigi dhe ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik janë në lidhje. Thashethemet u shtuan edhe për shkak se të dy janë parë bashkë disa herë gjatë kësaj jave.

Për të mos mjaftuar kjo, paparacët kanë arritur edhe t’i forografojnë kur të dy ishin në makinë pas daljes nga një lokal nate.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel