Chloe tregon frytet e punës në palestër

27/11/2015 00:00

Chloe Madeley është duke kaluar pak kohë në Dubai dhe nga aty ka arritur të mbyllë gojën kritikëve të cilët thanë se 28-vjeçarja ka shtuar peshë.

Pas punës së saj në palestër, janë vënë re edhe frytet e para. Modelja britanike u shfaq në formë të shkëlqyer me një palë bikini të “Victoria Secret”.

E dashura e lojtarit të regbisë, James Haskell, kishte deklaruar kohë më parë se palestra po e detyronte të sakrifikonte shumë.

“Ka disa momente kur mendoj se ia kam shitur shpirtin djallit. Nëse ndonjë prej anëtarëve të familjes ose i dashuri ka ditëlindjen dhe brenda pesë ditësh kam ndonjë angazhim në fushën time, atëherë s’mund të konsumoj as një gotë verë, ndërsa për ëmbëlsira s’po flasim”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel