Kombëtarja e femrave mposhtet nga Franca 0-6

27/11/2015 00:00

Kombëtarja shqiptare e femrave është mundur në shtëpi me rezultat të thellë nga Franca, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit për femra 2017.

Vajzat e Altin Rrakllit, që pas tre ndeshjes kanë pësuar 13 gola dhe kanë shënuar vetëm një, nuk kanë qenë kundërshtar i denjë për skuadrën franceze të cilat e dominuan takimin nga minuta e parë deri në fund.

Houara, Le Sommer dhe Le Bihan realizuan nga nga një dopietë për rezultatin përfundimtar 0-6.  Goli i parë nuk vonoi shumë, pasi Houara gjen rrjetën në minutën e 12, ndërsa tre minuta më vonë shënon për 2-0.

Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 0-3, pasi në të 25-n, Le Sommer shënon golin e parë në ndeshje. Në të 63-n, Le Bihan shënon për 0-4, ndërsa dhjetë minuta më vonë, po e njëjta lojtare realizon për 0-5.

Golin e dytë personal dhe të fundit për Francën e shënoi Le Sommer në minutën e 81. Me këtë fitore, Franca merr kreun e Grupit 3, ndërsa Shqipëria, që ende nuk ka marrë asnjë pikë, është e pesta.

Top Channel