Raiola: Donnarumma vlen 170 milionë euro

28/11/2015 00:00

Mino Raiola vendos çmimin për kartonin e Gianluigi Donnarumma. Superagjenti italian ka deklaruar se portieri i ri i Milanit kushton hiç më pak se 170 milionë euro.

“Donnarumma vlen 170 milionë euro pasi ka një të ardhme të madhe përpara dhe është një djalë i jashtëzakonshëm. Ai është që tani një kampion i vogël, por në të ardhmen mund të bëhet i madh”, tha Raiola.

Agjenti madje ka shkuar edhe më larg ku ka krahasuar portierin 16-vjeçar me një pikturë të Amedeo Modiglianit, artistit të famshëm të shekullit të 19, njëjtë siç veproi edhe me Paul Pogbanë, të cilin e krahasoi me një kryevepër të Van Goghut.

Në intervistën e tij, Raiola u përqendrua edhe te stiuata e Zlatan Ibrahimoviç, i cili me shumë gjasë do të largohet në verë nga kryeqyteti francez, por me pak mundësi për t’u rikthyer në kampionatin italain.

“Rikthimi në Itali më duket i vështirë pasi futbolli këtu nuk po kalon momente të mira dhe duhet të jemi realistë sepse janë pak skuadrat që mund të përballojnë një lojtar të klasit të tij. Nuk është vetëm Amerika në rrugën e tij, por dua të theksoj se është ende herët për të folur për këtë gjë”, deklaroi Raiola.

Top Channel