Egjipt, vriten 4 oficerë policie

28/11/2015 00:00

Katër oficerë egjiptianë janë vrarë nga një sulm i papritur që iu bë nga disa agresorë të cilët ishin në një motorr.

Sulmi ndodhi rreth 35 kilometra në jug të Kairos, saktësisht në zonën Sakaras, kur policët kishin ngritur një pikë kontrolli.

Autoritetet kanë njoftuar se sulmuesit ende nuk janë identifikuar, por hetuesit janë në terren dhe shprehen optimstë se autorit do të vihen para drejtësisë.

Sulmet ndaj forcave të policisë janë shtuar në dy vitet e fundit në Egjipt, që kur ushtria rrëzoi nga pushteti Presidentin Mohammed Morsi në korrik të vitit 2013.

Top Channel