Nike braktis Ronaldon, zgjedh Nejmar

28/11/2015 00:00

Vazhdon momenti jo shumë pozitiv për Cristiano Ronaldon në këtë sezon. Pas disfatës së rëndë në El Clasico me Barcelonën, portugezi merr një tjetër shuplakë edhe në sektorin e marketingut nga Nike.

Sipas ‘El Economista’, kompania e njohur e  veshjeve sportive, në fat ka vendosur të braktisë Ronaldon si imazhin e saj dhe ta zëvendësojë atë me nejmar. Gjithnjë sipas këtij portali, e gjithë kjo do të ndodhë në vitin 2016, vit në të cilin sipas Nike, braziliani do ta kalojë Ronaldon përsa i përket paraqitjeve në fushën e lojës.

Në të vërtetë Nike e kishte menduar zëvendësimin e Ronaldos me Neymar në rolin e imazhit të saj që në botërin e vitit 2014, por humbja e thellë e pësuar nga Brazuili 1-7 ndaj Gjermanisë  bëri që i gjithë ky proces të shtyhet. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Nejmar, ashtu sikurse edhe vetë Barcelona po përjeton momentin më të mirë. Me pak fjalë, Nike nuk e parashikon dot të ardhmen, por gjithnjë ka ditur të bëjë zgjedhjet e duhura në momente të caktuara të futbollistëve përsa i përket marketingut.

Top Channel