Edhe në qytetin e Beratit është festuar 103-vjetori i shpalljes së Pavarësisë.

Pushtetarë vendorë, historianë, familjarë të firmëtarëve të aktit të Pavarësisë, përfaqësues të forcave politike, por dhe qytetarë ishin të pranishëm në ceremoninë e kësaj feste.

Ceremonia ka nisur në orët e para të mëngjesit nën tingujt e bandës frymore të qytetit, ndërsa më pas u kryen homazhe në Memorialin Dëshmorët e Kombit, ku kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj përcolli mesazhin e tij.

Top Channel