“Valbuena”, tifozët “pro” përjashtimit të Benzemasë nga Kombëtarja

28/11/2015 00:00

E ardhmja e Karim Benzema në përfaqësusen franceze është kompromentuar ndjeshëm. Pas intervistës së dhënë nga Valbuena për “Le Monde”,  tashmë të gjithë po pyesin nëse sulmuesi i Realit të Madridit do të mund të luajë në Europianin e vitit 2016 që do të zhvillohet pikërisht në Francë.

Ata që e kanë të qartë përgjigjen e kësaj pyetjeje janë e përditshmja “L’Equipe” dhe tifozët transalpinë. Në fakt e përditshmja më e njohur sportive në Francë faqen e parë të saj ia ka dedikuar pikërisht çështjes “Valbuena” dhe titulli në të është “Benzema jashtë ekipi, po Valbuena?”.

Sipas informacioneve të publikuara nga kjo e përditshme impakti që patën deklaratat e mesfushorit të Lionit në lidhje me skandalin e shpërthyer për shantazhin ndaj tij, për sulmuesin 27-vjeçar është pothuajse e pamundur që të veshë fanelën e bluve në aktivitetin më të rëndësishëm futbollistik europian.

Për më tepër, gjërat për sulmuesin komplikohen edhe për shkak të kalendarit të seancave gjyësore ku ai do të paraqitet për të folur në lidhje me atë çfarë ndodhi me Valbuenën.

Ndërsa, revista e njohur “France Football” mendoi të bëjë një sondazh duke kërkuar mendimin e tifozëve nëse Deshamps duhet ta grumbullojë Benzema në përfaqësuese për në Euro 2016 dhe rezultatet nuk lënë shumë vend për komente; 72% e tifozëve janë kundër përfshirjes së sulmuesit në skuadër për Europianin e vitit të ardhshëm.

Top Channel