Kylie, sportive në Hollywood

28/11/2015 00:00

Lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, por Tyga dhe Kylie Jenner vazhdojnë të jenë të dashuruar dhe të argëtohen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mbrëmja e së premtes nuk ka pse të ishte ndryshe, ndërkohë që çiftit i janë bashkaur edhe disa të tjerë.

18-vjeçarja kishte një veshje sportive të veçantë Adidas si dhe kishte një palë syze dielli. Edhe pse me pak grim dhe një çantë ngjyrë karamel “Hermes Birkin”, Kylie dukej shumë bukur.

Motra më e vogël e motrave Kardashian gjithashtu është parë edhe në një qendër tregtare e shoqëruar nga një mike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel