Minogue: S’e kam problem të zhvishem para motrës

28/11/2015 00:00

Falë karrierës që kanë ndërtuar, ato janë motrat më të njohura në Australi, por jo vetëm. Dhe sikurse çdo vajzë që nuk fsheh asgjë nga motra e saj, edhe Kylie Minogue nuk mban shumë sekrete ndaj Danniit, motrës së saj.

Madje, Kylie ka thënë se ajo nuk e ka problem të zhvishet në praninë e motrës, por mundohet të mos e bëjë një gjë të tillë kur ka meshkuj rrotull.

“Kur është fjala te zhveshja jemi pak liberale dhe se kemi problem, por mundohem të shmang gjithmonë vëllezërit ose babain… fillon një lloj alarmi”, tha 47-vjeçarja.

Kylie pranon se më parë është detyruar të zhvishet edhe para meshkujve të tjerë, zakonisht në koncerte mbrapa skenes. “Sigurisht që ka dhoma zhveshjeje, por kur kur je nënjë koncert nuk ke shumë kohë”, thotë Kylie.

Top Channel