Pukë, zjarrfikësja tërheq me kavo auto-ambulancën

28/11/2015 00:00

Teuta ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në Pukë ndaj Tërbunit 0-1, por ajo çfarë ka ndodhur në fillim të pjesës së dytë tregon edhe njëherë për organizimin e dobët të ndeshjes nga ana e skuadrës vendase.

Futbollisti i Tërbunit, Abel Gebor u dëmtua sapo kishte filluar pjesa e dytë, duke mbetur i shtrirë dhe duke ngjallur frikë tek të gjithë.

Por, në momentin kur të gjithë po kërkonin auto-ambulancën, drejtuesi nuk ishte aty, ndërsa edhe pasi erdhi ai, makina nuk ndizej.

Kjo detyroi zjarrfikësen që ta tërhiqte me kavo makinën e auto-ambulancës.

Top Channel