Lezhë, përplasen dy automjete; humb jetën 14-vjeçarja

28/11/2015 16:55

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është verifikuar pasditen e kësaj të shtune në aksin Laç-Lezhë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se nga përplasja e 2 automjeteve 1 persona ka mbetur i vdekur dhe 2 të tjerë të plagosur.

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gjorm, kur mjet tip “Renault” ku udhëtonte viktima u përplas me pjesën e prapme të një kamionçine.

Burimet shtojnë më tej se viktima është një vajzë 14-vjeçare.

Top Channel