Aktivistët e mjedisit mbjellin pemë tek Varrezat e Dëshmorëve

28/11/2015 00:00

Të rinj aktivistë në mbrojtje të mjedisit kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të mbjelljë 103 pemë tek Varrezat e Dëshmorëve, në shenjë përkujtimi të 103 viteve pavarësi.

Me këtë aktivitet, ata kanë hapur sezonin e mbjelljeve të promovuar nga nisma vullnetare “Mbill Pemën Tënde”. Nisma ka si qëllim të edukojë mbjelljen e pemëve përmes fëmijëvë.

Këto pemë do të mbillen nga fëmijët e Tiranës bashkë me fëmijët e fshatit Sos, ku secili do të vendosë një etiketë me emrin e tij, ose të një njeriu të dashur.

Top Channel