Rrëzimi i avionit rus, Erdogan: Incidenti më ka trishtuar

28/11/2015 18:50

Presidenti i Turqisë, Erdogan deklaroi se është i trishtuar për rrëzimin e avionit luftarak rus nga forcat turke në kufirin sirian. Erdogan tha se do të donte që incidneti të mos kishte ndodhur dhe shpreson që të mos përsëritet më.

Deri tani, lideri turk ka refuzuar që t’i kërkojë ndjesë Rusisë e madje ka paralajmëruar Moskën “të mos luajë me zjarrin” në operacionet e saj në Siri.

Deklaratat e Erdoan u bënë ndërsa Turqai lajmëroi qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet e panovejshme në Rusi. Erdogan ka kërkuar ndërkohë një takim me homologun e tij rus, por Putin ka deklaruar se, para se të zhvillohet një takim i tillë Turqia duhet të kërkojë ndjesë.

“Ne do të donim që kjo të mos kishte ndodhur, por ndodhi. Shpresoj që diçka e tillë të mos ndodhë më”, deklaroi Erdogan. Analistët thonë se shprehja e trishtimit nga Ankaraja është një degë ulliri që i zgjatet Moskës.

Sipas ekspertëve, kjo ftohje mes palëve shkon vetëm në favor të Shtetit Islamik, pasi këto dy vende duhet të jenë të bashkuara kundër tij, pa lloagaritur humbjet ekonomike dypalëshe nëse masat reciproke vazhdojnë.

Top Channel