Çeki, festohet dita e Pavarësisë; pritje në ambasadën shqiptare

28/11/2015 20:20

Ambasada e Shqipërisë në Republikën Çeke organizoi këtë të shtunë një ceremoni elegante me rastin e festës së Pavarësisë.

Tenori Kastriot Tusha e këndoi “live” Himnin e flamurit, si rrallë herë në të tilla ceremoni të ngjashme.

Ambasadori Riza Poda kishte ftuar personalitete të jetës politike dhe kulturore në Pragë, ndërsa nga Shqipëria ishte e ftuar speciale kryetarja e komisionit parlamentar për punët e jashtme, Arta Dade.

Me një përvojë të gjatë në diplomaci, të dy personalitetet uruan festën e Pavarësisë dhe shprehën mirenjohjen për mbështetjen që Çekia i ka dhënë përpjekjeve të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane.

Top Channel