Homazhe në nder të akademikut Jorgo Bulo

28/11/2015 00:00

Bota akademike shqiptare i dha sot lamtumirën njërit prej kontribuesve kryesorë të saj, akademikut Jorgo Bulo.

“Jorgo Bulo ishte një prej bashkëpunëtorëve të atyre që bënë përpjekje për bashkëpunim kulturor e arsimor me Kosovën. Ai ishte një njeri me prirje të veçanta për komunikime, kishte përkushtim në raportet me njerëzit. Ne mbetëm pa cilësitë e tij të larta shkencore dhe unë pa mikun tim”, deklaroi akademiku Rexhep Qosja.

“Ai do të ngelet përgjithmonë në zemrat tona. Ai ishte jo vetëm një autor për të cilin “Toena” ka botuar libra ndër vite, por një nga bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë. Ishte drejtues i bordit të Institutit të Librit dhe Promocionit, që prej fillimit në vitin 2006 dhe nismëtar i shumë projekteve të tij. Ai do të na mungojë neve, studimeve letrare dhe studimeve akademike. Ishte një mik dhe një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm”, tha Ierna Toçe, përfaqësuese e shtëpisë botuese “Toena.

Jorgo Bulo u nda nga jeta dy ditë më parë, si pasojë e një ataku kradiak, në moshën 76-vjeçare.

Top Channel