Mundje, Tirana dhe Tomori dominojnë stilin e lirë dhe klasikun

28/11/2015 00:00

Tirana në stilin e lirë dhe Tomori në stilin klasik janë dy ekipe që morën më shumë pikë e u shpallën kampion në mundje.

Në stilin e lirë, 5 mundës të Tiranës fituan në peshat e tyre, ndërkohë që pjesën tjetër të titujve në këtë kategori e morën mundësit e skuadrës së Teutës.

Sportisti më i mirë në stilin e lirë u shpall mundësi i ekipt durrsak Haxhi Sina, i cili u shpall kampion në peshën 57 kg.

Në stilin klasik ekipi më i mirë u shpall ai i Tomorit, i cili në fund të aktivitetit mblodhi 23 pikë, 1 më shumë se Besëlidhja e vendit të dytë. Mundësi më i mirë në këtë stil u shpall Dritan Therepeli i Tomorit, i cili u shpall kampion në peshën 71 kg.

Top Channel