Sa shumë është rritur princeshë Charlotte

30/11/2015 00:00

Princeshë Charlotte është rritur vërtetë shumë, teksa nuk ishin parë foto të saj që prej pagëzimit në korrik.

Pallati mbretëror ka publikuar dy foto të princeshës, që kanë për autore vetë nënën e saj, Kate Middleton. Fotot janë bërë në fillim të nëntorit në shtpëinë e tyre në Norfolk.

Të dy fotot tregojnë princeshën e vogël, 6 muajshe që luan e ulur në një kolltuk. “Duka dhe Dukesha vazhdojnë të marrin mesazhe të ngrohta për princeshën Charlotte nga e gjithë bota, dhe ata shpresojnë që gjithkush t’i shijojë këto foto ashtu si ata”, shkruhet në një deklaratë të Pallatit Kensington.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel