Hans dhe Gretel nuk iu hyri në punë

30/11/2015 00:00

Tre hajdutë të pafat francezë u arrestuan pasi nuk mundën të fshihnin gjurmët e vjedhjes së tyre të supermarketit.

Mesa duket ata nuk e kanë marrë mësimin e përrallës së famshme të Hans dhe Gretel, duke lënë gjurmë orizi që kishin vjedhur, e që çuan policinë në shtëpinë e tyre.

Të tre personat kishin vjedhur plot tetë kile paella (oriz valencian), me një çmim prej 150 euro, nga një dyqan në perëndim të Nantës. Por ndryshe nga përralla e famshme, orizi nuk ishte ngrënë nga zogjtë.

Top Channel