Guardiola mund të qëndrojë te Bajerni i Mynihut

30/11/2015 11:35

E ardhmja e Pep Guardiolës te Bajerni i Mynihut vazhdon të jetë një temë e nxehtë e merkatos së transferimeve. Trajneri katalanas ka një kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2016 dhe deri tani ende nuk e ka rinovuar atë. Kjo ka bërë që shumë skuadra evropiane si Manchester United, Real Madrid apo Manchester City të vihen në ndjekje të tij, madje zërat shkuan deri aty sa folën për arritjen e një marrëveshjeje mes tij dhe “Citizens”.

Por mesa duket, Guardiola e ka shumë të vështirë që të ndahet nga jeta në Mynih dhe kjo mund ta bindë atë që që të qëndrojë ende në pankinën e Bajernit.

“Mynihu është një qytet i çmendur. Unë ndihem shumë mirë këtu, po ashtu edhe familja ime. Ky fakt mund të ndikojë shumë në rinovimin e kontratës me Bajernin. Gjithsesi, për këtë çështje do të flas me drejtuesit e klubit pas ndeshjes me Hanoverin në 12 dhjetor, për të marrë vendimin më të drejtë për mua dhe Bajernin”, tha Guardiola në një intervistë për “Bild”.

Top Channel