Videomesazhi i “nxehtë” i Grida Dumës versioni Portokalli

30/11/2015 00:00

Portokallia kishte rezervuar një surprizë të këndshme në puntatën e radhës. Spektakli i humorit nisi me një videomesazh “hot” nga Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike, e cila interpretohej nga aktorja që ka bërë bujë me imitimin edhe të drejtoreshës së Tatimeve.

“Vendosa që t’ju drejtohem me këtë videomesazh sepse jeta jonë është e mbushur me momente negative. Më shikoni mua, pasi unë nuk kam asgjë që mund të ndikojë negativisht tek unë”, thotë Grida Duma e Portokallisë në një fjalim shumë epshndjellës.

Top Channel