Izraeli pezullon kontaktet diplomatike me BE-në

30/11/2015 00:00

Qeveria e Izraelit ka pezulluar kontaktet diplomatike me Bashkimin Evropian, në shenjë proteste ndaj vendimit të bllokut për etiketimin e produkteve të prodhuara në kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor dhe territore të tjera të pushtuara nga Izraeli.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e njoftoi vendimin të djelën, duke e shoqëruar me sqarimin se kontaktet me organizmat e BE-së dhe përfaqësuesit e tyre do të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluara deri në një rivlerësim të ri nga qeveria izraelite.

Kryeministri i shtetit hebre nuk dha megjithateë hollësi të tjera mbi këtë veprim, nga i cili nuk dihet me saktësi se cilat institucione preken.

Ndërkohë, dy 17-vjeçarë izraelitë janë shpallur fajtorë për vrasjen e adoleshentit palestinez Mohammad Abu Khdair, të rrahur deri në humbjen e ndjenjave e pas kësaj të djegur të gjallë me benzinë.

Vendimi për të dyshuarin e tretë, një izraelit 31-vjeçar, u shty deri në dhënien e një vlerësimi mjekësor mbi gjendjen mendore të këtij të fundit.

Top Channel