Valle shqiptare në parketin e NBA

30/11/2015 00:00

Atmosfera e festave të nëntorit nuk është ndjerë vetëm në trojet shqiptare, por ka shkuar deri në parketet e kampionatit amerikan të basketbollit (NBA).

“Shqiponjat e Vogla” dhe ikona e valles popullore shqiptare, Liliana Cingu, të udhëhequr nga koreografi Ramazan Këllezi, performuan në “Air Canada Center” të Torontos përpara 26 mijë të pranishmëve gjatë sfidës së NBA-së mes Toronto Raptors dhe Phoenix Suns.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Mbrëmjes së Trashëgimisë Shqiptare. Ky është viti i dytë radhazi që “Shqiponjat e Vogla” paraqesin vallet shqiptare në Toronto të Kanadasë.

Top Channel