Një gjel deti nën efektin e alkoolit (VIDEO)

30/11/2015 00:00

Alkoolit nuk mund t’i rezistojë as një gjel deti dhe kjo duket në një video të publikuar së fundmi në “Youtube”.

Pamjet vijnë nga Kosta Rika, ku disa të rinj shihen në video duke i dhënë alkool një gjeli deti. Efekti duket se është i menjëhershëm pasi me vështirësi qëndron në këmbë në momentet e parë ndërsa më pas përfundon i shtrirë në tokë.

Kjo më shumë duket se ka të bëjë me një rit, i cili përdoret në Kosta Rika para therjes së gjelit të detit, fat të cilin e ka pasur edhe ky gjel.

Top Channel