Një gol “alla Maradona” nga…një femër

30/11/2015 00:00

Vrapoi me topin në këmbë për gati 100 metra, duke shmangur edhe ndërhyrjet e 5 kundërshtarëve dhe në fund mposhti edhe portieren kundërshtare.

Florentina Spanu Olar ishte autorja e golit të tretë për kombëtaren e saj, Rumanisë, në ndeshjen që kjo e fundit fitoi 3-1 një ditë më parë ndaj Greqisë.

Një gol pak i rëndësishëm në rezultatin e ndeshjes, por që ngjan me atë që Maradona i shënoi Anglisë në 1986. 

Top Channel