Alonso kundër Webber: Nuk jam një “bombë me sahat”

30/11/2015 00:00

Fernando Alonso hyn në polemika me Mark Webber. Piloti australian që garon për Porsche në garën e Le Mans tha për BBC se piloti spanjoll është si një bombë me sahat, gati në të shpërthyer për shkak të problemeve të McLaren.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i pilotit tw Ferrarit. Alonso reagoi duke e hedhur poshtë këtë deklaratë të Webber.

“Nuk kam të njëjtin mendim si Webber”, tha Alonso. “E di si është situata dhe është e vërtetë që në disa gara të sezonit pata edhe një lloj nervozizmi. Por unë gjithnjë kam qenë i qetë dhe shumë pozitiv. Nuk e kam fjalën vetëm për 2015, por edhe për 7-8 vitet e fundit. Ndonjëherë kampasur gara dramatike, kam humbuir titullin  në garën e fundit për gabime në strategji, por kurrë nuk kam qenë një bombë me sahat. Ka persona të tjerë që kanë shpërthyer si një bombë, duke hedhur edhe trofetë në podium, por këto gjëra i thonë për mua sepse gjithnjë më kujtojnë”, tha piloti i Ferrarit.

Top Channel