Momenti tmerrues kur një avion braktis uljen në pistë

30/11/2015 20:05

Britania e Madhe është përfshirë ditët e fundit nga një stuhi reshjesh shiu dhe dëbore e shoqëruar me erëra të forta që kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në kaos në qarkullim.

Kaosi i shkaktuar ilustrohet më së miri përmes një videoje amatore të hedhur në rrjetet sociale, ku shihet një avion Airbus A320, që e ka të pamundur të ulet në aeroportin e Manchester-it.

Në pamjet e filmuara shihet avioni që qëndron pezull në ajër për disa sekonda në përpjekjen e parë. Më pas, piloti kryen një manovër dhe e provon sërish të ulet në pistë, por erërat e forta nuk lejojnë mjetin që të prekë tokën.

Duke dashur që të mos rrezikojë më, piloti vendos të braktisë përpjekjet për t’u ulur në këtë aeroport dhe vijon fluturimin duke u ulur pas rreth 1 ore në një tjetër aeroport britanik.

Top Channel